Greqi, të gjitha mjetet e transportit publik në grevë
Nuk do punoj as Proastiakos për në Aerodrom , Korinth dhe Halkidha!
Siç bëjnë të ditur sindikatat e transportit publik grevat do të vazhdojnë nëse qeveria nuk tërhiqet!
Nderkaq transporti me metro në Athinë mbetet i paralizuar për të tretën ditë rrjesht, për shkak për shkak të grevës së punëtorëve të ndërmarrjes së tra nsportit.
Këta të fundit protestojnë kundër vendimit të qeverisë për të përfshirë edhe ata në sistemin unik të shpërndarjes, bashkë me punonjësit e sektorëve të tjerë publikë dhe kompanive gjysmë-shtetërore.
Nga ana e saj qeveria e drejtuar nga Andonis Samaras paraqitet e vendosur për të zbatuar ligjin që kërkon kthimin e menjëhershëm në punë të punëtorëve.