23 Maj 2024

Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesën e KS “Kosova e Re”

Prishtinë, 27 mars - Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vlerësuar të papranueshëm kërkesën e shoqërisë “Fitorja” sh.p.k., për kontestimin e kushtetushmërisë së Aktgjykimit të 29 dhjetorit 2021 të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës në ndërlidhje me Aktvendimin të 16 nëntorit 2021 të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës.

Parashtruesi i kërkesës po ashtu ka kërkuar caktim të masës së përkohshme me qëllim të shmangies së dëmit të pariparueshëm dhe ''faktit se vendosja e masës së përkohshme rezulton së është dhe mbetet në interesin publik".

“Duke qenë se parashtruesi i kërkesës nuk ka paraqitur dëshmitë e nevojshme për vendosje të masës së përkohshme, si dhe bazuar në faktin se Gjykata veçse ka konstatuar se kërkesa e parashtruesit të kërkesës është qartazi e pabazuar, e njëjta konstaton se kërkesa për masë të përkohshme duhet të refuzohet”, thuhet në Aktvendim.

Në takimin e mbajtur më datë 24 shtator 2021, Bordi Ekzekutiv i BQK-së mori Vendim që Siguruesit “Kosova e Re”, t’i revokohej Licenca nr. 007 e datës 25 prill 2002, e lëshuar nga Autoriteti Bankar dhe i Pagesave të Kosovës (BPK), paraardhëse ligjore. Vendimi ishte marrë pasi siguruesi “Kosova e Re”, ka pasur vështirësi financiare në përmbushjen e kërkesave ligjore të BQK-së, sa i përket mjaftueshmërisë së kapitalit, aftësisë paguese - solvencës dhe aseteve në mbulim të provizioneve teknike.

Në funksion të përmirësimit të gjendjes financiare dhe përmbushjes së kërkesave ligjore dhe rregullative, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, përkatësisht Bordi Ekzekutiv i BQK-së në pajtim me legjislacionin në fuqi, në mënyrë të vazhdueshme kishte bërë përpjekje për sanimin e gjendjes financiare të Siguruesit “Kosova e Re”.

Megjithatë, përkundër gatishmërisë dhe përpjekjeve të BQK-së, Bordi dhe Menaxhmenti i Siguruesit nuk kishte arritur t’i përmbushë kërkesat ligjore dhe përmirësimin e gjendjes financiare të Kompanisë.

Në të njëjtën kohë, Aksionari i Siguruesit “Kosova e Re” nuk iu është përgjigjur kërkesave të BQK-së për rritjen e kapitalit dhe arritjes në pajtueshmëri me kërkesat ligjore në fuqi. Mungesa e gatishmërisë së Aksionarit për t’i plotësuar kërkesat e kapitalit vuri në rrezik serioz, kapacitetet e Siguruesit për të përmbushur detyrimet ndaj të siguruarve dhe kreditorëve të tjerë.

Vendimit të BQK-së i kishte dhënë të drejtë Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)