24 Dhjetor 2024

Gjilani nis ndërtimin e “Rugës së Kumanovës”, kosto 305 mijë euro

Gjilan, 25 tetor - Komuna e Gjilanit ka nisur ndërtimin e pjesës së parë të “Rrugës së Kumanovës” në gjatësi prej 870 e metrave.

Gjatë vizitës së punimeve, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë ndihet mirë që ndërtimi i kësaj rruge po bëhet nga granti i performancës që Komuna e ka fituar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lolal dhe DEMOS si rezultat i performancës së lartë për vitin 2017.

“Jam shumë i lumtur që filluam me pjesën e parë të kësaj rruge, e cila është një arterie shumë e rëndësishme e qarkullimit të qytetarëve dhe e shkarkon jashtëzakonisht shumë pjesën e qytetit nga komunikacioni."

"Po e ndërtojmë fillimisht infrastrukturën nëntokësore, për të vazhduar me atë mbitokësore, trotuaret e ndriçimin”, tha Haziri.

I pari i Gjilanit ka njoftuar se rruga ka gjatësi prej 11 metrash dhe do të punohet sipas standardeve më të larta.

Ndërtimi i pjesës së parë të “Rrugës së Kumanovës” kap koston e 305 mijë eurove, ku 205 mijë euro janë nga granti i performancës, ndërkaq Komuna participon me 100 mijë euro.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)