23 Dhjetor 2024

Gjilani ndërton 7 ura në Karadak

Gjilan, 8 shkurt - Komuna e Gjilanit në dy vitet e fundit ka ndërtuar shtatë ura në Grykën e Karadakut, përkatësisht në fshatrat, Haxhaj, Selishtë e Dunav.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë vizitës atje, ka thënë se ndihet mirë që ua lehtësoi qarkullimin banorëve të Karadakut.

“Ka qenë jetë e rëndë e banorëve të Grykës së Karadakut sepse iu mungonin kushtet elementare të qarkullimit. Këto ura e kanë lehtësuar jashtëzakonisht shumë jetën e tyre. Jam shumë i lumtur për këtë. Përveç këtyre, ne kemi punuar shumë në kuadër të katërshes infrastrukturore, derisa si projekte kapitale është shkolla në Haxhaj dhe palestra në Zhegër”, ka thënë Haziri.

Kreu i Gjilanit ka theksuar se kjo zonë, sidomos me hapjes së kufirit Stançiq-Bellanoc, po bëhet vend rekreacioni e turizmi.

“Gryka e Karadakut është bukuri e Zotit e cila deri tani nuk është shfrytëzuar. Me investimet tona graduale, tash e tutje besoj që turizmi këtu do të zhvillohet jashtëzakonisht shumë”, ka thënë Haziri.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)