26 Dhjetor 2024

Gjilani e Vitia marrëveshje për investimin e rrugës Kravaricë - Ballancë

Gjilan, 5 gusht - Komuna e Gjilanit dhe ajo e Vitisë, nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për investimin e rrugës e cila lidhë dy fshatrat e këtyre komunave, respektivisht Kravaricën dhe Ballancën, për të krijuar kështu korridorin e ri të qarkullimit të qytetarëve dhe ndikimin në zhvillimin e një sërë fshatrave të këtyre lokaliteteve në këtë zonë.

Me këtë rast nënkryetari, Rexhep Kadriu, në emër të Komunës së Gjilanit, pas nënshkrimit të marrëveshjes ka thënë se kjo marrëveshje është në funskion të hapjes së rrugëve të reja në infrastructure dhe qëllim kryesorë kanë lidhjen mes vete të fshatrat të zonës e cila përfshinë një rreth të gjerë të banorëve mes dy Komunave.

“Është një zonë e cila do të lidhet mes vete dhe qarkullimi do të shkurtohet dukshëm. Gjatësia e kësaj rrugë është prej një kilometëri ndërsa gjerësia e saj është 5 metra dhe ndihmon jashtzakonisht shumë për zhvillimin e kësaj zone, për komunikim më të lehtë të banorëve të këtyre anëve dhe njëkohësisht edhe kthimin e vëmendjes drejtë fshatërave të kësaj ane."

"Vlera e investimit është mbi 110 mijë euro dhe planifikohet që punimet të nisin gjatë muajit shtator”, ka potencuar nënkryetari Kadriu, i cili ka thënë se është qëndrim i kryetarit Haziri që bashkëpunimi ndërkomunal dhe investimi në fshatra të jetë i barabart me investimet në qytet. 

Kurse nga ana e tij kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, në fjalën e tij një falënderim të veçantë ka dhënë për kreun e Gjilanit Lutfi Haziri dhe për stafin e tij që projekte të rëndësisë dhe bashkëpunimit ndërkomunal po realizohen në të mirë të qytetarëve. 

“Bashkëpunimin ndërkomunal që e ka nisur dhe mbajtur përherë Gjilani si Komuna më e madhe e regjionit të lindjes, ka marrë hapin tjetër atë të lidhjes së dy fshatrave dhe krijimin e mundësive shtesë për bashkëpunim, komunikim dhe eliminim të kilometrave të shumta në një kilometër të vetëm. Kjo rrugë do të mundësoj nxitjen e zhvillimit të bujqësisë edhe në fshatin në Ballancë dhe në fshatrat për rreth, sikur që është duke ndodhur në Kravaricë dhe në fshatra të tjera të kësaj ane”, ka thënë ndër të tjerash, kryetari Sokol Haliti. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)