29 Mars 2024

Gjermania sekuestron jahtin 600 milionë dollarësh të miliarderit rus

Hamburg, 3 mars - Në kuadër të sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Evropian (BE) për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, autoritetet gjermane sekuestruan një jaht 600 milionë dollarësh që i përket miliarderit rus me origjinë nga Uzbekistani, Alisher Usmanov.

Sipas lajmeve në shtypin gjerman, autoritetet në provincën e Hamburgut konfiskuan jahtin e Usmanovit 156 metra të gjatë në portin e Hamburgut.

I konsideruar si jahti motorik më i madh në botë në tonazh bruto, jahti ka qenë në kantierin detar të kompanisë gjermane të ndërtimit të anijeve dhe inxhinierisë Blohm + Voss që nga tetori i vitit 2021.

Në lajme thuhet se Usmanov e ka blerë jahtin “Dilbar” në vitin 2016 nga prodhuesi gjerman i jahteve luksoze Lürssen për 600 milionë dollarë.

Me 15,917 ton, është jahti motorik më i madh në botë për nga tonazhi bruto, dhe zakonisht drejtohet nga një ekuipazh prej 96 personash.

Dilbar krenohet me pishinën më të madhe të instaluar ndonjëherë në një jaht, si dhe me dy helikopterë, një sauna, një sallon bukurie dhe një palestër.

Brendësia e saj prej luksi ka më shumë se 1000 jastëkë divanesh dhe mund të presë deri në 24 persona në 12 suita.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)