19 Prill 2024

Gjermania dhe Finlanda mbyllin hapësirën ajrore për avionët rusë

Berlin, 27 shkurt - Gjermania dhe Finlanda kanë njoftuar se do të mbyllin hapësirën e tyre ajrore për avionët rusë në mes të aksionit ushtarak të Moskës në Ukrainë, duke iu bashkuar kështu një liste në rritje të vendeve evropiane që tashmë kanë vendosur kufizime ndaj linjave ajrore ruse. Moska është zotuar për një përgjigje reciproke.

Ministria Federale e Transportit dhe Infrastrukturës Dixhitale e Gjermanisë njoftoi të shtunën në mbrëmje se ministri i Transportit Volker ëissing "mbështet bllokimin e hapësirës ajrore gjermane për avionët rusë" dhe kishte "urdhëruar që gjithçka të përgatitet për këtë".

Për më tepër, linja ajrore gjermane Lufthansa anuloi të gjitha fluturimet e ardhshme për në Rusi dhe njoftoi se "fluturimet që janë në hapësirën ajrore ruse" do t'i "largojnë përsëri së shpejti".

Ministri finlandez i Transportit, Timo Harakka gjithashtu njoftoi se qeveria e tij do të mbyllë hapësirën ajrore të Finlandës për avionët rusë të shtunën.

Gjermania dhe Finlanda janë të fundit në një varg vendesh evropiane që kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore për avionët rusë, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Poloninë, Bullgarinë dhe Republikën Çeke, ndër të tjera.

Rusia u përgjigj duke mbyllur hapësirën e saj ajrore ndaj vendeve. Të dielën, Agjencia Federale e Rusisë për Transportin Ajror tha se "vendimet jo miqësore të autoriteteve të aviacionit të Letonisë, Lituanisë, Sllovenisë dhe Estonisë" kishin nënkuptuar se Rusia do të vendoste kufizimet e veta të fluturimit në ato vende.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)