28 Dhjetor 2024

Gjendja e rrugëve në Kosovë është alarmante

Prishtinë, 2 prill - AVONET, shpreh shqetësim të thellë lidhur me gjendjen e infrastrukturës rrugore e cila është rënduar anembanë vendit dhe po rëndohet edhe më tej si rezultat i punimeve jocilësore dhe mirëmbajtjes jo të mirë.

Qeveria e Kosovës, tash e disa vite me radhë, investimet kapitale në pjesën më të madhe i ka orientuar në ndërtimin e rrugëve duke menduar se do të derivojë në zhvillim ekonomik, mirëpo mbetet për një analizë dhe vlerësim më të hollësishëm se niveli i tanishëm i zhvillimit ekonomik se a është në harmoni dhe a i përgjigjet asaj që investimet kryesore kapitale është dashur dhe duhet të orientohen në ndërtimin e rrugëve.

\"Duke qenë vlerësim i pjesës dërmuese se përmirësimi i infrastrukturës rrugore është parakusht i zhvillimit ekonomik, i bëjmë thirrje të gjitha institucioneve të shtojnë kujdes të veçantë në mbikëqyrje për ngritjen e cilësisë së punimeve të infrastrukturës rrugore si dhe mirëmbajtjes së rrugëve.\"

\"Është pajtueshmëri e përgjithshme se në Republikën e Kosovës, ekzekutimi i punimeve në infrastrukturë rrugore është shumë i dobët dhe jocilësor dhe si rezultat kemi dëmtime të shpejta të rrugëve të cilat për tu sanuar e rëndojnë buxhetin e Kosovës, por në disa raste gjendja jo e mirë e rrugëve paraqet edhe rrezik për komunikacion.\"

\"Kërkojmë nga Ministria e Infrastrukturës që të themeloj një komision dhe të bëjë vlerësimin e gjendjes së rrugëve, në këtë komision të ketë përfaqësues nga shoqëria civile\", thekson AVONET.

Rekomandime:

1. Organet mbikëqyrëse të institucioneve në nivel lokal dhe atyre ministrore si dhe organet mbikëqyrëse të jashtme të kontraktuara nga institucionet për përcjellje të realizimit të punimeve të rrisin përgjegjësinë mbi mbikëqyrje dhe pranim të punimeve në të gjitha fazat e realizimit të projekteve;

2. Rishikimi i Ligjit të prokurimit, lidhur me dispozitën se çmimi më i lirë i ofertuar mund të poentohet më lartë dhe potencialisht jetë fitues i tenderit duke mos qenë në harmoni me vlerën reale të tregut;

3. Mirëmbajtja e rrugëve të mbikëqyret nga organet mbikëqyrëse të institucioneve më përgjegjshëm në mënyrë që të kemi mirëmbajtje më cilësore dhe më efikase.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)