27 Dhjetor 2024

Gjendet kutia e zezë e avionit të rrëzuar AirAsia

Jakarta, 12 janar - Ministria e Transportit e Indonezisë njoftoi mbrëmjen e së dielës se tashmë është përcaktuar pozicioni i kutive të zeza të avionit të rrëzuar të \"AirAsia\" dhe nxjerrja e tyre nga uji do të fillojë paraditen e sotme.

Ky është përparimi më i rëndësishëm gjatë dy javëve, kur filloi kërkimi për avionin e rrëzuar.

Sipas deklaratës së Ministrisë së Transportit të Indonezisë, kutitë e zeza ndodhen në pikën 3.37 gradë gjerësi jugore dhe 109.42 gradë gjatësi lindore, 30-32 metra nën det.

Kutitë e zeza janë të mbuluara nga pjesë të trupit të avionit, prandaj zhytësit do të përpiqen t\'i lëvizin mbetjet e trupit të avionit dhe të nxjerrin nga uji kutitë e zeza.

Paraditen e të dielës, kreu i operacionit të shpëtimit për avionin e rrëzuar, Suryadi Bambang Supriyadi, konfirmoi se tre anije shpëtimi indoneziane kapën sinjalet e kutive të zeza, rreth 1 km në lindje të vendit ku u gjet bishti i avionit.

Ndërkohë, përgjegjësi i Qendrës së Kërkimit dhe Shpëtimit të Indonezisë Bambang Soelistyo u shpreh në konferencën e shtypit se meqë qendra e tij nuk ka marrë ende ndonjë konfirmim zyrtar, kutitë e zeza konsiderohen të humbura. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)