Gjendet bishti i avionit të rrëzuar "AirAsia"
Indonezia njoftoi se bishti i avionit u gjend në fund të detit dhe 6 anije kanë shkuar në këtë zonë për nxjerrjen e tij. Deri tani janë gjetur 41 trupa të pajetë të pasagjerëve.
Pala indoneziane u shpreh se gjetja e bishtit ka shtuar shpresat se në duart e kërkuesve do të jetë shumë shpejt edhe kutia e zezë dhe për këtë po bëhen të gjitha përpjekjet e mundshme.
Ambasada e Kinës në Indonezi bëri të ditur se 3 specialistë kinezë të hetimit të aksidentit ajror mbërritën të mërkurën në zonën detare, ku parashikohet se do të punojnë atje për një javë.