Gjendet avioni i zhdukur indonezian
Jakarta, 16 gusht - Ministria e Transportit e Indonezisë njoftoi të dielën se avioni "ATR-42" ishte përplasur me një mal.
"Avioni goditi malin Tangok në distriktin Pengunungan Bintang,\" tha drejtori i përgjithshëm i transportit ajror Suprasetyo, në një konferencë për shtyp.
Ekipet e shpëtimit dhe forcat ushtarake në rajonin e Papuas kanë koordinuar mes tyre, tha ministri i Transportit Ignasius Jonan.
Avioni i kompanisë indoneziane \"Trigana Air\", u zhduk nga radarët vetëm 33 minuta pas ngritjes në ajër nga aeroporti i Sentanit në Jayapura.
Në bordin e avionit ishin 54 pasagjerë, përfshi 5 anëtarët e ekuipazhi dhe 5 fëmijë.