25 Dhjetor 2024

Gjarmania kufizon qarkullimin e makinave me naftë shkaku i ndotjes

Berlin, 28 shkurt - Një gjykatë e lartë gjermane vendosi të martën t’i lejojë qytetet e mëdha të ndalojnë qarkullimin e makinave me naftë që shkaktojnë ndotje të madhe.

Ky vendim pritet të prekë rreth 12 milionë makina, në vendin me tregun më të madh të makinave në Evropë. Vendimi i gjykatës në Lajpcig mund të detyrojë prodhuesit e makinave që të bëjnë modifikime të kushtueshme.

Në mbarë botën ka patur një reagim të ashpër lidhur me makinat me naftë, që kur kompania Volksvagen pranoi në vitin 2015 se kishte manipuluar provat për lëshimin e gazeve të dëdmshsëm, për t’i paraqitur rezultatet më të ulët nga ç’ishin në të vërtetë.

Niklas Schinerl është ekspert me organizatën “Greenpeace”.

“Vetëm në gjermani vdesin 13 mijë njerëz në vit si rezultat i ndojtes nga djegia e naftës. Është shtuar rreziku i sëmundjeve të zemrës, kancerit të mushkërive dhe shtimi i gjasave që fëmijët të preken nga astma si rezultat i ndotjes nga makinat me naftë. Ministri gjerman i transportit e ka ditur këtë për shumë vite dhe nuk ka bërë gjë. Ai mbron industrinë gjermane të makinave.”

Ndërsa vende të tjera po shqyrtojnë kufizime të përdorimit të makinave me naftë, vendimi i gjykatës gjermane në vendlindjen e automobilëve modernë është një goditje e rëndë për industrinë e makinave dhe padyshim që vë në siklet qeverinë e Kancelares Angela Merkel.

“Do ta shqyrtojmë vendimin e sapo marrë nga gjykata. Paraprakisht duket se vendimi është bazuar në respektimin e kufizimeve ligjore për mdotjet. Duhet të shohim se kush ka të drejta ligjore në rrjedhën e veprimeve lidhur me këtë. Po ashtu do të diskutojmë me qeveritë lokale dhe shtetet federale.”

Vendimi nga gjykata më e lartë administrative gjermane vjen pasi shtetet e atij vendi kishin apeluar ndaj vendimeve të gjykatave lokale në Shtutgard dhe Dyseldorf për ndalimin e makinave me naftë që shkaktojnë shumë ndotje. Grupi mjedisor DUH kishte hapur çëshjte gjyqësore mbi cilësinë e dobët të ajrit.

Kancelarja Merkel thotë se nivelet e ndotjes në pjesën më të madhe të komunave gjermane tejkalojnë me shifra modeste kufizimet e Bashkimit Evropian.

“Ajo që duhet të ndodhë është se planet për ajër të pastër duhet të vihen në veprim me ndihmën e qeverisë. Do të diskutojmë me palët e interesuara. Duhet theksuar se vendimi i sotëm është specifik për disa qytete ku nevojitet të bëhet më shumë. Në të vërtetë, vendimi nuk ka objektiv të gjithë vendin apo të gjithë shoferët në Gjermani.”
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)