25 Dhjetor 2024

“Germania Airlines” mund të bëhet kompani rezidente në Kosovë

Prishtinë, 3 maj -  Avancimi i shërbimeve ajrore në Kosovë është interes i të gjithëve dhe bashkëpunimi me kompanitë serioze është në agjendën e Qeverisë së Kosovës. Kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi priti në takim Përfaqësuesin e Bordit ekzekutiv “Germania Airlines”, Sieghard Jahn, i shoqëruar nga zëvendës ambasadori i Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jan Axel Voss dhe nga Haldun Kokturk, anëtar i Bordit të Drejtorëve dhe Kryeshef Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

 

“Gjermania e ka ndihmuar Kosovën në të gjitha etapat e shtetndërtimit dhe tani bashkëpunimi ekonomik është tejet i rëndësishëm dhe Qeveria e vendit është e përkushtuar që ta çoj përpara këtë agjendë”, tha Kryeministri Haradinaj. Pas Parkut Inovativ dhe trajnues në Prizren, operimi në Kosovë i “Germania Airlines” është një tjetër dëshmi e përkushtimit të Qeverisë për një partneritet të qëndrueshëm me shtetin gjerman.


Përfaqësuesi i kompanisë “Germania Airlines” tregoj synimet e veta për të zgjeruar operacionet në Kosovë, duke shtuar numrin e fluturimeve në destinacione të reja dhe pretendimin që në një të ardhme të afërt të aplikojë për statusin e kompanisë rezidente.

 

Me  këtë rast, kryeministri Haradinaj, ftoi kompanitë e tjera gjermane për të investuar në Kosovë, meqë vendi është i hapur dhe i sigurt për investimet e huaja direkte dhe premtoj përkrahje për iniciativa të shëndosha.Përfaqësuesi i Bordit ekzekutiv “Germania Airlines”, Sieghard Jahn, falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritje dhe për mbështetje e dhënë për bashkëpunimin ekonomik mes dyja vendeve.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)