22 Dhjetor 2024

“General Elektric” fiton gjyqin, gjobë Shqipërisë 20 milion euro

Tiranë, 19 mars - Kompania amerikane General Elektric, fitoi përsëri betejën ligjore në arbitrazh kundër Shqipërisë duke arritur të marrë një dëmshpërblim prej 20 milionë euro, e cila është vendosur në formë gjobe si ndëshkim ndaj Shqipërisë, për prishjen e njëanshme të kontratës nga Ministria e Transporteve në Tiranë.

Fatura e kripur financiare do të duhet të paguhet nga shteti shqiptar në zbatim të vendimit të gjykatave ndërkombëtare, të cilat dënuan Shqipërinë për kontratën e prishur me General Electric e cila ishte miratuar nga qeveria e drejtuar nga Fatos Nano, në vitin 2003.

Një gjykatë amerikane konfirmoi dënimin e dhënë më parë nga Gjykata ndërkombëtare e arbitrazhit me qendër në Paris. Kontrata me General Electric u prish në vitin 2005, pasi qeveria shqiptare i dha rrugë një projekti për një tjetër linjë hekurudhore mes Tiranës dhe Kavajës.

Pas dënimit me 20 milionë euro gjobë në Gjykatën e Arbitrazhit në Paris, qeveria shqiptare e apeloi vendimin ku sërish dënimi është lënë në fuqi ndërkohë që procedura gjyqësore ndërkombëtare po vazhdon.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)