Gazprom konkuron për blerjën e operatorit mobil në Gjermani
Berlin, 19 tetor - Koncerni rus Gazprom ka aplikuar në Organet Antimonopol të Gjermanisë për të blerë kontrollin indirekt të kompanisë lokale Envacom Service Gmbh.
Veprimtaria e Envacom Service Gmbh është e lidhur me prodhimin e energjisë ekologjikisht të pastër, ofrimin e shërbimeve të telefonisë celulare dhe lidhjes me Internet.
Kompania Envacom Service GmbH u themelua në vitin 1999. Në Gjermani ajo ka mbi gjysmë milioni klientë. Treguesit financiarë të veprimtarisë së kompanisë nuk bëhen të ditura.