Gaxherri akuzon PDK-në për shkatërrimin e Telekomit
Prishtinë, 14 maj - Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, ka akuzuar PDK-në për krim të organizuar e punësime familjare në Telekom.
Ajo ka thënë se përgjegjësja kryesore për dështimin e Telekomit është PDK-ja, ndërsa, sipas saj, prokuroria s’merret me këto raste sepse “në krye janë pushtetarët”.
“Kam punuar disa vjet në Telekom dhe kur je brenda e sheh qartë krimin e organizuar e punësimet familjare. PDK-ja është përgjegjësja kryesore”, ka thënë ajo.