Gati për punë treni me shpejtësi të madhe Pekin-Shangai
Pekin, 24 qershor - Me një ceremoni zyrtare hapjeje do të fillojë nga puna treni i shpejtësisë të lartë Pekin-Shangai. Pas ceremonisë më 30 qershor, treni do të fillojë transportin e udhëtarëve më 1 korrik.
Treni i shpejtësisë së lartë, Pekin-Shangai filloi të ndërtohej më 18 prill të vitit 2008. Hekurudha ka një gjatësi të përgjithshme që arrin në 1318 kilometra. Për ndërtimin e saj, janë investuar në total mbi 220 miliardë juanë.
Pas vënies në përdorim, koha e udhëtimit me tren mes Pekinit e Shangait do të shkurtohet në rreth 5 orë.