Gati për fluturim avioni rajonal i prodhuar nga Kina

Pekin, 2 shtator - Avioni i parë rajonal për pasagjerë i prodhuar nga Kina, ARJ-21, është gati për të filluar aktivitetin tregtar. Kjo vjen pas përfundimit të fluturimit të provës në kryeqytetin e provincës Sichuan, Chengdu.
Cai Jun, një pilot prove i Korporatës së Avionëve Tregtarë të Kinës, thotë se fluturimet demonstruese i lejojë pilotët dhe inxhinierët për të rregulluar dhe për të përmirësuar avionët sipas nevojave të ekuipazhit dhe udhëtarëve.
\"Në këtë çast eksperienca e fluturimit është shumë e rëndësishme. Kabina e pasagjerëve është shumë komode. Ulëset janë të gjera dhe kanë hapësirë të mjaftueshme, ndaj nuk ka shumë gjera për të ndryshuar në kabinën e pasagjerëve. Por ne jemi duke sugjeruar disa ndryshime në kabinën e pilotit për ta përmirësuar ata.\"
Avioni i modelit ARJ-21 ka kryer fluturime prove që prej muajit mars në disa qytete kineze. Ai pritet të futet në linjat e zakonshme të udhëtarëve vitin tjetër. Që tani, disa kompani ajrore të Kinës kanë porositur këtë avion të ri rajonal.