23 Dhjetor 2024

Gati 1 milion euro për kripën e rrugës

Prishtinë, 30 nëntor - Ministria e Infrastrukturës ka shpallur fituesin e tenderit për furnizim me kripë gjatë sezonit të dimrit për mirëmbajtjen e rrugëve nacionale dhe regjionale, përfshirë edhe pjesën e shfrytëzueshme të autostradës.

Tenderin në vlerë prej 969 mijë eurosh e ka fituar kompania “Euroni”, që është e regjistruar si biznes i prodhimit të kripës në Fushë-Kosovë. Një garë e ngushtë është zhvilluar ndërmjet tri kompanie që ofertuan në këtë tender. Tenderi më i shtrenjtë në garë ka çmim më të lartë për vetëm 6 mijë euro nga fituesi.

Por, nuk është bërë e ditur se cilat janë dy kompanitë tjera që kanë marrë pjesë në tender. Në krahasim me vitin e kaluar, tenderi i furnizimit me kripë industriale për mirëmbajtjen e rrugëve në sezonin dimëror 2012-2013, është gati dyfish më i shtrenjtë.

Kostoja përfundimtare e këtij tenderi i afrohet një milion eurove ende pa u bërë e qartë nëse do të ketë nevojë për më tepër kripë sesa kërkesa reale e Ministrisë së Infrastrukturës. Zyrtarë të kësaj ministrie nuk kanë dhënë sqarime për gazetën në lidhje me tenderin për furnizim me kripë industriale, ani pse i njëjti tender është anuluar një muaj më parë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)