Gara automobilistike në rrugën B
Prishtië, 29 maj - Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit, ka aprovuar kërkesën për dhënie të pëlqimit për garën automobilistike që do të mbahet më 1 qershor, nga ora 10:00 deri në ora
16:00, në rrugën B, kërkesë kjo e parashtruar nga A.M.K.K. Prishtina Racing Team.
Gara fillon nga kryqëzimi i rrugës Muharrem Fejza me rrugën B, duke lënë të lirë rrethrrotullimin, kalon nëpër kryqëzimin e rrugës Hyzri Talla me rrugën B, vazhdon deri në fund të rrugës B, dhe me kthim gjysmë rrethor vazhdon të njëjtin itinerar.
Drejtoria e Shërbimeve publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit, ka ofruar po ashtu ndihmë me një ekip të zjarrfikësve, por që pëlqimi të jetë i vlefshëm, duhet të konfirmohet edhe prezenca e ekipeve tjera të domosdoshme për mbarëvajtjen e kësaj gare, siç janë Policia e Kosovës dhe Ndihma e Shpejtë.
Parashtruesi i kërkesës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës duhet të ndërmerr të gjitha masat e sigurisë, në mënyrë që të mos ketë pasoja për banorët e lagjes.