Gap dhe Kosovo 2.0 diskutojnë për rritjen e çmimit të sigurimit të veturave
Nga data 15 nëntor e vitit te kaluar ka hyrë në fuqi vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), që çmimi i sigurimeve të veturave të rritet për 26 për qind.
GAP dhe Kosovo 2.0 theksojn se sektori i sigurimeve në Kosovë është mjaft i vogël por ka një numër problemesh.
Në vitin 2019, tri nga 14 kompanitë e sigurimeve ishin të nën kapitalizuara.
Në anën tjetër, një numër i madh i veturave në Kosovë qarkullojnë të pasiguruara gjë që ndikon në uljen e profitit për këto kompani.
Primet nga përgjegjësia motorike përbëjnë të hyrat kryesore apo mbi gjysmën e të hyrave nga primet për kompanitë e sigurimeve jo-jetë në Kosovë.