Fundoset anija ruse duke shkaktuar vdekjen e 54 personave
Moskë, 2 prill - Një anije ruse është mbytur në ujërat e gadishullit Kamçatka, duke shkaktuar vdekjen e së paku 54 personave.
Ministria e Emergjencave e Rusisë ka bërë të ditur se në bordin e anijes Dalniy Vostok kanë qenë 132 persona dhe se 63 nga ta janë shpëtuar.
Pesëmbëdhjetë anëtarë të ekuipazhit mbeten ende të zhdukur.
Nuk ka ende asnjë koment zyrtar se çfarë mund të ketë shkaktuar fundosjen e anijes.
Një burim i Ministrisë rajonale të Emergjencave i ka thënë agjencisë TASS se akulli mund të ketë luajtur rol.