Fundoset anija me 350 udhëtarë në ujërat e Koresë së Jugut
Seul, 16 prill - Agjencia koreanojugore e lajmeve "Yonhap" bën të ditur se një traget me rreth 350 udhëtarë u mbyt të mërkurën në ujërat jugperëndimore të Koresë së Jugut.
Roja Bregdetare koreanjugore ka konfirmuar se ka marrë sinjalin SOS nga trageti dhe tani ka nisur punët e shpëtimit.Trageti ishte nisur nga Incheon-i për në ishullin Jeju.
Sipas autoriteteve, 18 helikopterë dhe 34 anije për shpëtim janë dërguar në këtë hapësirë, ndërsa deri tash kanë arritur të shpëtojnë 180 njerëz.
Pjesa më e madhe e udhëtarëve ishin studentë që shkonin për turizëm në Jeju.