23 Dhjetor 2024

FSP-PTK përkrah përdorimin e prefiksit të Shqipërisë +355

Prishtinë, 10 shtator - Federata Sindikale e Pavarur (FSP) -PTK dhe punëtorët e Postës dhe Telekomit të Kosovës, përkrahin rezolutën e Kuvendit të Kosovës për heqjen e prefiksit të Serbisë 381, Monakos 377 dhe Sllovenisë 386 dhe  përdorimin e prefiksit të Republikës së Shqipërisë +355 deri sa Kosovës ti ndahet nga ITU Kodi i saj.

Edhe pse i vonuar prapë se prapë heqja e prefiksit të Serbisë 381 dhe vendimi që  Kosova të shërbehet me prefiksin +355 të Shqipërisë është i mirë se ardhur dhe shumë i qëlluar.

Neve si FSP-PTK, këtë shqetësim e kemi ngritur me dhjetëra herë si në takimet me institucionet vendore ashtu edhe ato ndërkombëtare.

\"Ftojmë Kuvendin e Kosovës, Qeverinë e Kosovës, Autoritetin Rregullativë të Telekomunikacionit në  Kosovë  dhe të gjitha  institucionet  e tjera në Kosovë që të reagojnë në zbatim të  kësaj rezolute.\"

Qeveria e Kosovës respektivisht Komisioni për Privatizimin e Ndërmarrjeve Publike menjëherë sipas FSP duhet të marrë vendim  për anulimin e  vendimit për privatizimin e 75 % të aksioneve në PTK  dhe që procesi i privatizimit të PTK-së, të ndalet.

Mos anulimi i procesit të privatizimit të PTK-së, do të thotë mos zbatim i rezolutës së Kuvendit të Kosovës.

Po ashtu  ndalja e procesit të privatizimit të PTK-së dhe zbatimi i prefiksit të ri do të thotë rritje e vlerës së PTK-së.

Si që dihet për shfrytëzimin e këtyre prefikseve,  Kosova ka paguar deri tani mbi 500 milion euro dhe vazhdon të paguan ende mjete të mëdha financiare

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)