21 Prill 2025

FSP-PTK, kërkon nga Devolli Grup të heq dorë nga plaçkitja e shtetit te Kosovës

Prishtinë, 21 dhjetor - Federata Sindikale e PTK-së, me shqetësimin me të madh ka marr lajmin për Vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit me seli ne Vjene e cila e obligon Telekomin e Kosovës që Z-Mobil (Devolli Group) t’ia paguaj 26.1 milion euro, dhënien e 100.00 numrave dhe gjithashtu ti jepen shërbimet e 3 G dhe 4 G.

FSP-PTK, ua përkujton se para lidhjes së kësaj kontrate në janarit të vitit  2009, sindikata dhe punonjësit e PTK-së,  kanë qenë kundër saj duke i njoftuar të gjitha institucionet relevante se  pasuria publike e  PTK-së, po tjetërsohet nga interesat e klaneve të lidhura me kompaninë Devolli Grup.

\"Me ketë rast ne kishim bërë edhe një peticion të nënshkruar nga të gjithë punonjësit e PTK-së, ku janë paralajmëruar për mos ta nënshkruar ketë kontratë Bordi dhe Menaxhmenti i atëhershëm i PTK-se.\"

\"Institucionet që janë paralajmëruar atëherë kanë qenë Kuvendi dhe Qeveria që të reagojnë në parandalimin e nënshkrimi të kësaj kontrate të dëmshme për PTK-në dhe Kosovën. Kjo kontrate është e favorshme vetëm për  klanet mafioze te cilat nga ajo kontratë presin përfitime\", thekson FS e PTK-së.

FSP-PTK, kërkon nga instuticionet e drejtësisë që edhe një herë ta rishqyrtoi ketë kontratë me pasoja të rënda jo vetëm për Telekomin e Kosovës por për të gjithë ekonomin e Kosovës sepse ka bazë dhe prova të mjaftueshme që kjo kontratë përmban dispozita që e favorizon Z- Mobile dhe Devolli grupin.

FSP-PTK, kërkon nga Prokuroria e shtetit konkretisht nga Kryeprokur z. Aleksandër Lumëzi që të përdor autoritetin e vet dhe të bej pezullimin e këtij vendimi pasi qe ekzekutimi i këtij vendimi shkakton dem të madh të pasurisë publike dhe interesat publik. Ky ekzekutim i këtij vendimi mund të sjellë dhe prishjen e rendit publik të paraparë me Ligjin për Arbitrazh dhe legjislacionin tjetër në fuqi.

FSP-PTK, edhe një herë kërkon hetim të detajuar nga prokuroria e Shtetit të kësaj kontrate,si dhe vendimeve të ARKEP dhe kryesuesit te atëhershëm z. Ekrem Hoxha.

Po ashtu kërkon nga Bordi i Drejtoreve dhe Menaxhmenti i TK-së ta shkëpus menjëherë Kontratën ne fjale me Z-Mobil(Devolli Group)

FSP-PTK, kërkon nga Devolli Grup që të heq dorë nga plaçkitja dhe rrënimi i një Ndërmarrje Publike dhe Strategjike për Shtetin e Kosovës.

Nëse Devolli Grup, nuk heq dore nga zbatimi i vendimit të Arbitrazhi dhe Qeveria e Kosovës si aksionar nuk merr veprime për parandalimin e këtij vendimit, ne si FSP-PTK, jemi të shtrënguar të marrim veprime sindikale dhe të tjera në mbrojte të aseteve të TK-së, të cilat me mundin dhe djersën e këtyre punonjësve janë ndërtuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)