23 Dhjetor 2024

FSP: Me shitjen e PTK-së, a do të shitet edhe Posta

Prishtinë, 9 tetor - Federate e Sindikatave të Pavarura të Postë Telekomit të Kosoves (FSP-PTK), së fundi është shumë e shqetësuar lidhur me njoftimin për mes mediave për pajtimin e Qeverisë së Kosovës  për dhënjenë e aseteve të Postës, kompanive të cilat janë parakualifikuar që ti përdorin si hipotekë për marrje të kredisë për sigurimin e mjeteve financiare nga bankat ndërkombëtare për privatizimin e PTK-së.

Milazim Alshiqi, kryetar i FSP-PTK ka thënë se në këto rrethana të reja të krijuara neve  jemi të shqetësuar për fatin e punëtorëve të Postës, sepse në rast  se kompania e cila ka privatizuar PTK-në, nuk mundët me i paguar këstet e kredisë të gjitha objektet e Postës, do ti takonin në emër të hipotekës Bankës e cila ka dhënë kredinë.

\"Qeveria përveç PTK-së me këtë veprim do ti privatizojë edhe asetet e Postës  pa kurfar garancie për punëtorë. Situata e tanishme e krijuar nga Qeveria e bënë edhe më jo transparente procesin e privatizimit.\"

\"Prandaj duke u bazuar në të gjitha veprimet jo transparente të deri tashme të Qeverisë rreth privatizimit të PTK-së si dhe me veprimin e fundit të Qeverisë që ka të bëjë më futjen  aseteve të  Postës si garanci –hipotekë, kërkojmë nga deputetet e Kuvendit të Kosovës ta votojnë Mocionin për pezullimin e  procesit të privatizimit të ndërmarrjeve publike në Kosovë\", ka theksuar Alshiqi.

Kjo sipas Alshiqit është edhe një shkelje e legjislacionit të Kosovës nga ana e  Qeverisë  së Kosovës në këtë proces i cili po mundohet të kontrabandohet sikurse me nenin 4 të Ligjit te Buxhetit të Kosovës të vitit 2011 i cili është ligj një vjeçar.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)