26 Dhjetor 2024

FSK u del në ndihmë udhëtarëve të autobusit “Egnatia”

Prishtinë, 11 gusht - Sot, rreth orës 7.30, autobusi i linjës Gjilan-Prishtinë, firma “Egnatia”, ka dalë jashtë rrugës, në vendin te Llabjani.

Në këtë rast, kanë rastisur ushtarët e FSK-së, (12 pjesëtarë të FSK-së, të Batalionit të Parë të Brigadës për Reagim të Shpejtë në Gjilan dhe të Ministrisë së FSK-në, si dhe Policia e Kosovës), të cilët në mënyrë shumë profesionale kanë reaguar duke i nxjerrë udhëtarët nga autobusi.

Madje disa i kanë dërguar edhe vetë në Spital (Emergjencë) në Prishtinë, për trajtim të mëtejmë, na njoftoi nënkolonel Bafti Lubishtani oficer stafi në Drejtorinë e Operacioneve në Ministrinë e FSK-së, ( i cili ka qenë edhe vetë prezentë në vendngjarje).

Qëllimi i këtij njoftimi është informimi i drejtë i opinioninit të gjerë, pasi disa portable elektronike gabimisht kanë njoftuar; se aty kanë rastisur pjesëtarët e KFOR-it, por e vërteta është, se ata janë të FSK-së.

Për këtë dëshmon edhe fotoja, ku shihen pjesëtarët e FSK-së, duke u dalë në  ndimë udhëtarëve të autobusit “Egnatia

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)