26 Dhjetor 2024

FSK përuron rrugën në fshatin Bllagagjë të komunës së Istogut

Prishtinë, 3 shtator - Sot në fshatin Bllagagjë të komunës së Istogut  organizohet  ceremonia e përurimit të rrugës 2 kilometërshe të ndërtuar nga pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK-së).

Të pranishëm në këtë ceremoni do të jenë: ministri i  FSK-së Agim Çeku, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastrati, përfaqësues të komunës dhe komunitetit serb etj.

Shtrimin e rrugës 2 kilometra si dhe hapjen e kanaleve anësore pjesëtarët e FSK-së e kanë filluar me 16.09.2014 dhe e kanë përfunduar me 02.10.2014.

Shtrimi i kësaj rruge është bërë në bashkëpunim më zyrën për komunitete, në komunën e Istogut, duke u bazuar në marrëveshjen e bashkëpunimit në mes të MFSK-së dhe kësaj komune.

Vendi i ceremonisë: Rruga për në fshatin Bllagagjë ndahet në të djathtë,  një kilometër para se me mbërri në Gjurakovc nga rruga e Klinës. Aty ku ndahet rruga për në Bllagagjë do të ketë ushtarë dhe një makinë e FSK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)