FSK përuron rrugën e fshatit Pardenicë të Hanit të Elezit
Prishtinë, 13 gusht - Me rastin e përfundimit të projektit humanitar, ndërtimin e rrugës 6 km, nga Batalioni i Xhenios së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), do të organizohet një ceremoni përurimi, në fillim të rrugës të fshatit Pardenicë të Hanit të Elezit.
Në ceremoninë e përurimit do të marrin pjesë ministri i FSK-së Agim Çeku, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastrati, kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, si dhe oficerë të lartë të FSK-së dhe personalitete të tjera të komunës.
Ky projekt është realizuar në bazë të Marrëveshjes së Mirëkuptimit, në mes të Komunës së Hanit të Elezit dhe Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për realizimin e këtij projekti; zgjerimin e rrugës, shtrimit me zhavorr dhe ngjeshjes me cilindër, etj.
Rruga i lidh këto fshatra: Pardenicë, Gorancë, Rezhancë, Neqavcë, Pustenik dhe Dremajk.
Me një fjalë rasti, do të paraqitet ministri i FSK-së Agim Çeku dhe kryetari i komunës z. Rufki Suma.