FSK nis montimin e urës në Kramovik
Prishtinë, 17 qershor - Njësitë e xhenios së Forces së Sigurisë se Kosovës (FSK) sot do të fillojnë montimin e urës mobile metalike mbi lumin Drin në Kramovik të Gjakovës.
Pjesëmarrës në ceremoninë e fillimit të punimeve do të jenë ministri i FSK-së, Agim Çeku, zëvendëskomandanti i FSK-së gjeneral major Rrahman Rama, përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës, Kryetari i Komunës së Gjakovës, Kryetari i Komunës së Rahovecit dhe të ftuar të tjerë.
Ura e ngritur do të shërbej për kalimin e qytetarëve dhe mjeteve të transportit deri sa të ndërtohet dhe lëshohet në përdorim ura e re statike që do të ngritët nga Ministria e Infrastrukturës.