24 Dhjetor 2024

FSK ndërton rrugën prej 7.6 km në fshatin Paldenicë-Dermjak

Prishtinë, 13 gusht - Në ceremoninë e përurimit morën pjesë; komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastrati, kryetari i komunës Rufki Suma, gjeneralbrigade Imri Ilazi, nënkolonel Zejnë Prokshi, komandant i Batalionit të Xhenios, si dhe oficerë dhe qytetarë të komunës dhe fshatrave të kësaj ane. 

Kjo rrugë është e një rëndësie të veçantë, pasi që, ajo lidh përmes saj, fshatrat: Paldenicë, Gorancë, Rezhancë, Neqavc, Pustenik dhe Dëmjak.

Ky projekt është realizuar në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit të MFSK me komunën e Hanit të Elezit, ndërsa pjesëtarët e  Batalionit të Xhenios së FSK-së kanë bërë zgjerimin e rrugës dhe shtrimin me zhavorr.

Shiritin e përurimit të rrugës e prenë; komandanti i FSK-së gjeneralletënant Kadri Kastrati, kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma dhe komandanti i Batalionit të Xhenios, nënkolonel Zejnë Prokshi.

Me këtë rast, komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, fillimisht ka falënderuar pjesëtarët e Batalionit të Xhenios, për punën e madhe që kanë bërë edhe në këto kushte të nxehta, për të shtuar se FSK-ja deri më tani ka kryer qindra projekte humanitare dhe edhe në të ardhme do të vazhdojë me projekte të këtilla, kudo, që kanë nevojë qytetarët e Kosovës.

Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma ka falënderuar FSK-në, për realizimin e këtij projekti para kohe, projekt ky, që ka një rëndësi të veçantë sepse u ndihmon të gjithë qytetarëve të kësaj ane për të pasur qasje më të lehtë me qendrën komunale, për të shtuar se kjo rrugë më parë ka qenë e pa kalueshme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)