FSK-ja ndërtoi rrugën në fshatin Zebincë të Artanës
Prishtinë, 12 qershor - Projektin e ndërtimit të rrugës në gjatësi prej 1.9 km në fshatin Zebincë të Artanës e kanë realizuar pjesëtarë të Batalionit të Xhenios të FSK-së, ndërsa financimin e ka bërë Ambasada e Britanisë së Madhe dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, implementuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM).
Ceremonia e inaugurimit të rrugës u bë sot, në fshatin Zebincë të Artanës, ku morën pjesë: Zëvendës ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), z. Muhamet Latifi, zëvendëskomandanti i Komandës së Forcave Tokësore (KFT) gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, komandanti i KFOR-it, gjenerali Selvatore Farina, shefi i Ekipit Ndërlidhës Këshillëdhënës të NATO-s (NLAT), gjeneral brigade Udo Schnittker, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, z. Ian Cliff, zëvendës shefi për bashkëpunim, Zyra e BE-së, në Kosovës, z. Mevlin Asin, kryetari i komunës së Artanës z. Svetislav Ivanoviq, ministri i Ministrisë për Kthim të Komuniteteve, z. Dalibor Jeftiq, përfaqësues të IOM-it, komandanti i Batalionit të Xhenios, nënkolonel Zejnullah Prokshi, oficerë të KFOR-it dhe të FSK-së, banorë të fshatit, qytetarë dhe mysafirë të shumtë, etj.
Ky projekt është realizuar në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit të MFSK me komunën e Artanës, është një projekt i një rëndësie të veçantë, pasi që lidh përmes saj, fshatrat e kësaj ane me qendrën komunale, ndërsa pjesëtarët e Batalionit të Xhenios të FSK-së, kanë bërë zgjerimin e rrugës, hapjen e kanaleve, vendosjen e urave si dhe shtrimin me zhavorr.
Me rastin e përurimit të rrugës, zëvendës ministri i MFSK-së, z. Muhamet Latifi, fillimisht ka falënderuar pjesëtarët e Batalionit të Xhenios, për punën e madhe që kanë bërë edhe po bëjnë në realizimin e projekteve të tilla, për të shtuar se: FSK-ja deri më tani ka kryer qindra projekte humanitare në shërbim të gjithë qytetarëve të Kosovës, në të gjitha pjesët e saj, pa dallime etnike dhe fetare. Ai premtoi se edhe në të ardhmen do të vazhdojë realizimin e projekteve të këtilla, kudo, që kanë nevojë qytetarët e Kosovës.
Kryetari i Artanës Svetislav Ivanoviq, ka thënë se ky projekt ka një rëndësi të veçantë sepse u ndihmon të gjithë qytetarëve të kësaj ane për të pasur qasje më të lehtë me qendrën komunale, për të shtuar, se: kjo rrugë më parë ka qenë e pa kalueshme. Në emër të Ministrisë për Kthim dhe Komunitete të Qeverisë së Kosovës ka falënderuar FSK-në, ministri Dalibor Jeftiq.
Ndërsa, në emër të ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, ka përshëndetur ambasadori Ian Cliff, i cili ka falënderuar FSK-në, për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për banorët e kësaj ane, kurse në emër të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ka folur zëvendës shefi për bashkëpunim, z. Melvin Asin.
Për angazhimin dhe punën e kryer në realizimin e këtij projekti nga pjesëtarët e Batalionit të Xhenios, të pranishmit i njoftoi shef i Shtabit të Batalionit, major Ilmi Ramusholli.
Në fund, prerjen e shirit solemnisht e bënë, zëvendës komandanti i KFT-së, gjeneral brigade Gëzim Hazrolli së bashku me një banore të fshatit Zebincë.