24 Dhjetor 2024

Fshatra të Kosovës në pulla postare

Prishtinë, 19 korrik - Posta e Kosovës ka bërë të ditur se Filatelia e Postës ka emetuar të enjten emisionin e ri të pullave postare, të  titulluar ”Pamjet e fshatrave nga Kosova”.

Përmes tri imazheve të pullave postare,  Filatelia e Postës  prezanton fshatrat: Lluka e Epërme, që njihet si njëri ndër fshatrat më të vjetër në Dukagjin ; Opoja, që shquhet për bukuri të rralla natyrore si dhe  Stublla e Epërme (Viti), vendbanim historik që daton nga shekulli  XV.

Kosova ka gjithsej 1268 fshatra, të cilat joshin nga bukuria piktoreske turistët e shumtë. Përpos bukurisë natyrore këto fshatra ruajnë vlera historike dhe kulturore të ndërtesave të vjetra, ku disa sosh ende janë të banueshme.

Filatelia e Postës edhe në të ardhmen do të prezantojë bukuritë dhe vlerat e ndryshme të vendbanimeve në Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)