Fshati Kaqandoll ende i bllokuar
Në ndërkohë fshati Kaqandoll prej të shtunës ka mbetur i bllokuar, për shkak se kompania përgjegjëse për magjistralen Mitrovicë-Podujevë nuk ka ndërhyrë fare.
Bllokimi i kësaj magjistraleje dhe izolimi i Kaqandollit është cekur si shqetësimi kryesor nga zyrtarët komunalë në takimin e Komitetit për Mbrojtje nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë e Tjera që është mbajtur të enjten. Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se do të angazhojnë një kompani për zhbllokimin e magjistrales edhe pse kjo është përgjegjësi e Ministrisë së Infrastrukturës.
Ai bëri të ditur se rrugët tjera në përgjithësi janë në gjendje më të mirë. Tha se janë zhbllokuar të gjitha rrugët tjera të fshatrave në zonën e Shalës, ku situata ka qenë më e rëndë. Dje janë zhbllokuar edhe fshatrat shqiptare të Leposaviqit dhe ato të Zveçanit.
Mehmet Bajrami nga Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, tha se janë zhbllokuar të gjitha lagjet e veriut. Nëse kushtet klimatike nuk ndryshojnë do të fillojmë me pastrimin e trotuareve nëpër qytet si dhe me largimin e grumbujve të borës.
Ndërsa Ramiz Osmani nga KEK-u njoftoi se në pamundësi për të arritur në zonat e thella të Shalës, fshatrat Melenicë, Zabërgj, Maxherë dhe Selac që disa ditë kanë mbetur pa energji elektrike. Tha se nuk kanë mundur as të identifikojnë problemin, meqë ka qenë e pamundur të depërtohet në ato zona nga bora e madhe.
Sa i përket aspektit shëndetësor, drejtori për Shëndetësi në Komunën e Mitrovicës, Shaqir Demiri, tha se për shkak të bllokimit të rrugëve disa ditë nuk kanë mundur të shkojnë në vendin e punës mjekët që punojnë në Vllahi dhe në Kodër të Minatorëve. Tha se nuk ka pasur ndonjë problem tjetër specifik si pasojë e kushteve klimatike.
Mitrovicë, 9 shkurt - Puna e pandërprerë e katër kompanive të angazhuara nga Komuna e Mitrovicës për pastrimin e rrugëve nga bora ka bërë që rrugët kryesore të zhbllokohen në pjesën më të madhe të territorit të komunës. Në ndërkohë fshati Kaqandoll prej të shtunës ka mbetur i bllokuar, për shkak se kompania përgjegjëse për magjistralen Mitrovicë-Podujevë nuk ka ndërhyrë fare.