Frankfurti trembet nga aeroporti i ri i Stambollit
Frankfurt, 15 qershor - Kryetari i Këshillit Drejtues të kompanisë Fraport, që shfrytëzon aeroportin ndërkombëtar të Frankfurtit në Gjermani, Stefan Schulte, tha se aeroporti i 3-të që do të ndërtohet në Stamboll përbën për ata një sfidë që duhet përballuar.
Sipas një lajmi të postuar nga agjencia gjermane e lajmeve DPA, Schulte aeroporti i ri ndërkombëtar që do të ndërtohet në Stamboll me kapacitet 150 milionë pasagjerë në vit do të ketë ndikim ngadalësues në rritjen e Aeroportit të Frankfurtit.
Për ne kjo do të thotë se do të realizojmë një rritje më të ulët. Do të jetë një sfidë që ne duhet ta përballojmë, është shprehur Schulte ndërsa cilësoi se në rritjen e kompanisë që menaxhon aeroportin e Frankfurtit do të ndikojë edhe zgjerimi i aeroportit në Dubai si një pikë shpërndarjeje ndërkombëtare.
Aeroporti i Frankfurtit është aeroporti më i madh i Gjermanisë dhe vitin e kaluar u ka shërbyer 58 milionë udhëtarëve.
Kompania Fraport në konsorcium me një partner turk kishte marrë pjesë në tenderin për ndërtimin dhe administrimin e aeroportit të ri që do të bëhet në Stamboll por nuk kishin fituar.