Frankfurti ndalon motorët e vjetër me naftë
Frankfurt, 6 shtator - Një gjykatë gjermane ka mbështetur një vendim të mëhershëm për të lejuar qytetet të ndalojnë automjetet e vjetra me naftë.
Në çështjen e fundit, gjykata vendosi që Frankfurti të ndalojë motorët e vjetër me naftë prej shkurtit.
Vendimi erdhi një ditë pasi Mercedes-Benz hodhi në treg një SUV të ri elektrik që pritet të konkurrojë me automjetet Tesla.