Franca nis hetim gjyqësor për zhdukjen e avionit MH370
Paris, 10 maj - Autoritetet gjyqësore franceze bënë të ditur të premten se Prokuroria e Parisit ka nisur hetimet mbi zhdukjen e avionit MH370 të kompanisë \"Malaysia Airlines\", për të konfirmuar nëse kjo ngjarje ka ndodhur për shkak të pasigurisë dhe pakujdesisë.
Ndër 239 pasagjerët në bordin e avionit MH370, 4 ishin francezë dhe Prokuroria e Parisit nisi hetimet paraprake më 11 mars, ndërkohë që hetimet zyrtare po zhvillohen nga gjykata hetuese.