06 Maj 2024

Franca, Emiratet dhe Singapori me rrugët me të mira në botë

Paris, 1 mars - Sipas raportit të Forumit Ekonomik Botëror mbi konkurrencën globale, rrugët më të mira në botë janë cilësuar ato të Francës, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Singaporit.

Asfaltimi i rrugëve të këtyre vendeve u vlerësua me 6.5 pikë nga 7 të mundshme. Gjithashtu në 10-tëshen e më të mirëve u renditën Portugalia, Omani, Zvicra, Austria, Hong Kongu, Finlanda dhe Gjermania.

Rrugët më të këqija, sipas mendimit të ekspertëve ndërkombëtarë, i ka Moldavia -1.5 pikë.

Në fund të listës u pozicionuan edhe disa vende evropiane, midis të cilave Polonia, Bullgaria dhe Rumania.

Nga vendet e Bashkësisë së Shteteve të Pavarur në listën për rrugët më të këqija u renditën Rusia, Kirgistani dhe Ukraina.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)