23 Dhjetor 2024

Franca dhe Italia ndërtojnë linjen hekurudhore Lyon-Torino

Paris, 4 dhjetor - Franca dhe Italia nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e linjës hekurudhore me shpejtësi të lartë me itinerar Lyon-Torino.

Projekt i përbashkët përfshin ndërtimin e linjës hekurudhore transalpine me hapjen e një tuneli përmes Alpeve me gjatësi 57 km.

Realizimi i këtij konstruksioni inxhinierik të komplikuar do të kushtojë 8.5 miliardë euro.

Planet e autoriteteve franceze dhe italiane kanë shkaktuar protesta të shumta në të dyja anët e kufirit.

Ambjentalistët dhe përfaqësuesit e administratave lokale janë mëse të bindur se ndërtimi i linjës hekurudhore jo vetëm që do t’i shkaktojë një dëm të pandreqshëm natyrës, por dhe do të jetë një shpenzim i papërballueshëm për fondet buxhetore në kontekstin e krizës ekonomike dhe financiare në vazhdim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)