Forcohen masat e sigurisë në dy aeroporte të Stambollit

Stamboll, 25 gusht - Që nga e marta, dy aeroporte ndërkombëtare në Stamboll të Turqisë kanë forcuar masat e sigurisë, për të përballuar kërcënimet e mundshme terroriste.
Sipas policisë, aeroporti Ataturk dhe aeroporti Sabiha Gokcen në Stamboll do të forcojnë sigurinë ndaj fëmijëve, grave shtatzëna, njerëzve me aftësi të kufizuara fizike dhe të moshuarve.
Kohët e fundit, situata e sigurisë në Turqi është përkeqësuar. Më 20 gusht, në një dasmë në qytetin juglindor Gaziantep , si pasojë e një shpërthimi vetëvrasës humbën jetën 54 vetë.
Ndërsa më 28 qershor, aeroporti Ataturk u godit nga 3 sulmues vetëvrasës, që shkaktuan 44 viktima.