Fondi Saudit për Zhvillim premton investime në Kosovë
Prishtinë, 4 mars - Ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota priti sot një delegacion nga Fondi Saudit për Zhvillim të Arabisë Saudite, i kryesuar nga drejtori i Departamentin për regjionin e Azisë, Mohammed S.Al Arifi.
Gjatë këtij takimi u diskutua rreth mundësisë së investimeve në infrastrukturën rrugore të vendit tonë nga ana e Fondit Saudit për Zhvillim të Arabisë Sudite.
Tashmë është arritur pajtimi që Fondi Saudit për Zhvillim, do të partcipojë në zgjerimin e magjistrale Prishtinë-Mitrovicë-M2.
Por bashkëpunimi me këtë fond nuk do të mbetet me kaq, në të ardhmen do shqyrtohen edhe një numër i caktuar i projekteve të cilat përbëjnë interes për ministrinë e Infrastrukturës dhe qytetarët e vendit tonë.
Në anën tjetër, përfaqësuesit e këtij fondi gjatë takimit me ministrin Mujota u zotuan se do të mbështesin me investime edhe shumë projekte në funksion të zhvillimit ekonomik të Kosovës, për të arritur integrimin në infrastrukturën rajonale dhe atë europiane.
Në këtë takim i pranishëm ishte edhe ambasadori i Republikës së Kosovës, në Arabinë Saudite, Rexhep Boja.