Fluturat në pullë postare
Prishtinë, 8 mars - Filatelia e Postës së Kosovës ka lëshuar në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare me titull:”Insektet - Fluturat”.
Fluturat bëjnë pjesë në grupin e insekteve dhe si lloj i veçantë që janë të përhapura anë e mbanë botës, ndonëse nuk mund të mbijetojnë vetëm në Antarktik.
Janë të njohura mbi 150000 lloje të fluturave dhe supozohet se në Evropë janë të përhapura 4000 lloje.
Në Republikën e Kosovës si regjion, veçohen Malet e Sharrit në të cilat janë të përhapura 147 lloje të fluturave.
Këto insekte janë shquar për koloritin e ngjyrave të tyre të mrekullueshme dhe si bukuri natyrore të modelimit simetrik në krahët e tyre. Edhe pse janë insekte jetëshkurtër (jetojnë vetëm një apo dy ditë) kanë rolin e rëndësishëm në natyrë.
Për shkak të bukurisë dhe ngjyrave pastele, fluturat kanë qenë shpesh herë burim frymëzimi për poetë, shkrimtarë, kompozitorë dhe artistë të shumtë.
Ky emision i pullave postare përbëhet prej tri pullave postare me pamje të ndryshme me nominale: €0.10; €0.70; €1; bllokut filatelik me nominale €2 si dhe Zarfit të Ditës së Parë.