29 Mars 2024

Flora Masurica Durmishi emërohet U.D Drejtoreshë e Radio Kosovës

Prishtinë, 19 shkurt - Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) në mbledhjen e sotme ka aprovuar propozimin e Shkumbin Ahmetxhekaj, U.D Drejtor i Përgjithshëm të RTK-së për caktimin e Flora Masurica Durmishi U.D Drejtoreshë e Radio Kosovës.

Ahmetxhekaj ka arsyetuar propozimin për zonjën Masurica Durmishi me kontributin e saj profesional shumëvjeçar në radio dhe planet e përbashkëta për avancimin e pozitës së Radio Kosova 1 dhe 2 në tregun medial të Kosovës.

Në këtë mbledhje Ahmetxhekaj ka prezantuar një përmbledhje mujore të aktiviteteve dhe punës së tij si U.D Drejtor i RTK-së.

Ahmetxhekaj ka theksuar se fokusi i punës është i ndarë në segmente që përfshijnë sigurimin e funksionimit të RTK-së në përputhje me ligjin dhe pritjet e publikut, duke deleguar përgjegjësi të caktuara tek profesionistët e posaçëm, unifikimin e departamenteve të komuniteteve pakicë në televizion dhe në radio, përmirësimin e brezit frekuencor në Radio Kosova etj.

I pranishëm në mbledhje ishte edhe Arsim Halili, u.d zëvendësdrejtor i RTK-së, i cili e ka prezantuar një raport të brendshëm për procesin e avancimeve në RTK 1, pas kërkesës së Bordit në drejtim të menaxhmentit për këtë çështje. Bordi i RTK-së është njoftuar nga u.d drejtori i përgjithshëm se Zyra Kombëtare e Auditimit ka filluar auditimin në RTK lidhur me përformancën dhe pasqyrat financiare të RTK-së.

Në këtë mbledhje, Bordi i RTK-së ka miratuar planin vjetor dhe planin strategjik të Njësisë së Auditimit të Brendshëm (NjAB). Njëkohësisht është dakorduar që në ditët në vijim të shpallë thirrjen për rekrutimin e dy anëtarëve të jashtëm për komitetin e auditimit në përputhshmëri me ligjin për kontroll të brendshëm të financave publike.

Në kuadër te efektivitetit të punës së bordit të RTK-së e ka themeluar komisionin për skemën programore në përbërje të tre anëtarëve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)