Fitimi neto i kompanisë ajrore Aeroflot ra me 66 për qind
Moskë, 25 prill - Fitimi neto i kompanisë ajrore ruse Aeroflot në vitin 2012 është reduktuar me 66 për qind në krahasim me vitin 2011, duke rezultuar gjithsej vetëm 166 milionë dollarë, thuhet në një njoftim të kompanisë.
Kjo shifër është shumë më e ulët se sa fitimi i parashikuar, i cili pritej të ishte në nivelin 233.6 milionë dollarë.
Për sa i përket treguesve të tjerë financiarë, të ardhurat e transportuesit ajror rus u rritën me 51 për qind - deri në 8.138 miliardë dollarë