21 Prill 2025

Filluan punimet në rrugën nacionale, udhëkryqi për Gjilan - QMI

Prishtinë, 11 prill - Sot filluan punimet për rikonstruktimin e rrugës nacionale N2, udhëkryqi për Gjilan – QMI, llot 1, në gjatësi prej 4 kilometrash dhe në vlerë prej 598,995.97 eurosh.

Në fillimin e punimeve në këtë segment rrugor ishte i pranishëm edhe ministri i infrastrukturës, Lutf​i Zharku me bashkëpunëtorë.

Sipas kontratës së nënshkruar, kompania e kontraktuar obligohet që punimet t’i përfundojë në afat prej 120 ditësh pune.
Mirëpo, zyrtarët e kësaj kompanie janë zotuar se punimet do të përfundojnë para afatit të përcaktuar me kontratë.

Me realizimin e këtij projekti krijohet një parakusht i rëndësishëm për zhvillim më të hovshëm ekonomik të kësaj ane.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)