Filluan punimet në rrugën Enver Maloku në Prishtinë
Prishtinë, 30 prill - Drejtoria e Infrastrukturës Lokale së bashku me kompaninë e kontraktuar "Beni Com", ka filluar sot, më 30 prill, punimet në rrugën Enver Maloku.
Fillimi i punimeve u bë pas një ndërprerjeje shumë të gjatë, si pasojë e projektit joadekuat që ishte fillimisht. Me projektin paraprak, pjerrtësia e rrugës ishte shumë e madhe, dhe pas riprojektimit janë ulur kuotat e pjerrtësisë.
Rruga Enver Malokulidhet me rrugën B dhe rrugën Muharrem Fejza, dhe si nyje e tillë është shumë e rëndësishme për Komunën e Prishtinës, e sidomos për banorët e lagjesMati I, që deri tani janë ballafaquar me shumë probleme për shkak të mosrregullimit të kësaj rruge.