Filluan punimet në Autostradën Prishtinë-Hani i Elezit
Përveç kryeministrit Thaçi në ceremoni morën pjesë edhe presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, ambasadorja Jacobson, zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi dhe shumë personalitete tjera nga jeta politike e shoqërore e vendit.
Në hapje, kryeministri Thaçi e vlerësoi shumë të rëndësishme këtë ditë, ndërsa bëri të ditur se autostrada do ta mbajë emrin e intelektualit të shquar Arber Xhaferi.
"Sapo nisëm ndërtimin e autostradës Prishtinë - Hani i Elezit duke bërë një hap të rëndesishëm drejt modernizimit të mëtutjeshëm të infrastrukturës së Kosovës. Kjo autostradë do të shërbejë si një arterie e zhvillimit ekonomik, do t'i bashkojë më shumë shqiptarët dhe do ta integrojë vendin tonë në rrjetet kryesore mbarë-evropiane të transportit. Ky projekt madhor shënon fillimin e jetësimit të Misionit të Ri dhe do të marrë emrin e intelektualit të shquar shqiptar Arbër Xhaferri", ka theksuar ai.