01 Maj 2025

Fillon qarkullimin treni i mallrave që lidh Kinën dhe Europën

Pekin, 9 dhjetor - Një linjë hekurudhore për transportin e mallrave që lidh qytetin qendror kinez të Wuhan-it dhe Europën ka filluar punën.

Të enjten në mëngjes treni la stacionin e Wuhan-it dhe do të kalojë në veri të Kinës, në Rusi, Bjellorusi dhe Poloni, para se të arrijnë në Gjermani.

Treni menaxhohet nga Kompania e Logjistikës Azi-Europë e Wuhan-it.

Më parë këtë vit, drejtori i bordit i kompanisë, Wang Lijun, njoftoi se së shpejti do të fillojë nga puna edhe një linjtë transporti që përfshin rrugë detare dhe hekurudhore do të lidhë Wuhan-in dhe Iranin.

\"Kjo linjë transporti do të fillojë nga Shanghai, ku mallrat do të transportohen deri në portin Bandar Abbas të Iranit dhe më pas nëpërmjet hekurudhës do të arrijnë në Teheran.\" 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)