Fillon ndërtimi i rrugës në relacionin Rahovec-Pataqan i Ulët
Rahovec, 6 maj - Komuna e Rahovecit ka njoftuar se po vazhdon me realizimin e projekteve që kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore si në qytetin e Rahovecit po ashtu edhe nëpër fshatra.
Një projekt, i rëndësisë së madhe në të cilin kanë filluar punimet është edhe ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës në relacionin Rahovec-Pataqan i Ulët.
Për fillimin e punimeve në këtë projekt, z.Përparim Krasniqi, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, u shpreh se ky projekt është i një rëndësie të veçantë sa i përket infrastrukturës rrugore sepse krijon kushte të mira të qarkullimit dhe lëvizjes se qytetarëve.