27 Dhjetor 2024

Fillon konferenca rajonale mbi kalimin në transmetim digjital

Prishtinë, 11 dhjetor - Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Komisioni i Pavarur për Media do të organizojnë një konferencë rajonale dyditore mbi kalimin nga transmetimi analog në atë digjital më 11-12 dhjetor në Prishtinë.

Përfaqësues të agjencive rregulluese për media audio-vizuele dhe të transmetuesve publik nga Beogradi, Podgorica, Prishtina, Sarajeva dhe Tirana do të diskutojnë për sfidat me të cilat përballen dhe do të gjejnë zgjidhje se si të përmbushet afati për kalim në transmetim digjital deri në qershor të vitit 2015, së bashku me përfaqësues të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit, të Unionit të Transmetuesve Europianë dhe me kolegët e tyre nga Ljubjana, Shkupi, e Zagrebi të cilët e kanë finalizuar tashmë këtë kalim.

Në konferencë do të flasin Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger; U.D. i Shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë / Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian në Kosovë, Thomas Gnocchi; dhe Kryesuesi i Komisionit të Pavarur për Media, Adnan Merovci. Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatovic do tu drejtohet pjesëmarrësve përmes një video-porosie.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)